Një përplasje me armë zjarri u raportua pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se shtetasi Ardian Çapaj është plagosur në shtëpinë e tij dhe është transportuar menjëherë në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po heton për të zbardhur ngjarjen.
Ndërkohë dyshohet se kjo përplasje ka ndodhur për larje hesapesh të vjetra.










































