Google search engine
Home Aktualitet Operacion i madh në Itali/ E vrau me plumb në kokë dhe...

Operacion i madh në Itali/ E vrau me plumb në kokë dhe e varrosi në pyll, arrestohet autori i vrasjes së Besnik Metajt

0
370

Policia italiane ka arrestuar vrasësin e shqiptarit Besnik Metaj.

Mediat italiane shkruajnë se sot janë ekzekutuar 5 masa ndalimi me burg, 1 arrest shtëpie  e 12 kontrolle banesash ndaj anëtarëve të një grupi kriminal që trafikonte marijuanë, kokainë e anfetamina nga Shqipëria, Gjermania,  Britania e Madhe e  Rumania drejt Italisë. Pasi mbërrinte në Itali lënda narkotike tregtohej në rajonet Lombardi e Veneto.

Mes të arrestuarve është një shqiptar nga Kopliku i konsideruar anëtar i klanit Ndranghetist me veprim në qytezën Erba të Komos e drejtuar nga familja mafioze “Varca–Crivaro“.

Ai është autori i vrasjes së shqiptarit Besnik Metaj 39 vjec në prill 2017 i cili i gjet i varrosur nudo e i ekzekutuar me armë zjarri në kokë, në malin Cornizzolo. Ai u ekzekutua për mungesë pagese të një ngarkese droge. Gjatë hetimeve të operacionit janë sekuestruar 350 kg marijuanë , 270 gramë kokainë e amfitemina. 

Gjithashtu gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë 8 korrierë droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here