Google search engine
Home Sport Lëvizja e bujshme! Igli Tare merr te Lazio sulmuesin shqiptar

Lëvizja e bujshme! Igli Tare merr te Lazio sulmuesin shqiptar

0
337

Vedat Muriqi duket se do të jetë shqiptari i radhës që do mbajë veshur fanellën e Lazios. Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës dhe Fenerbahçes në kampionatin turk, ka zgjedhur të luajë sezonin e ardhshëm për ekipin italian.

Mediat turke dhe italiane shkruajnë se bardhekaltrit dhe 26-vjeçari kanë arritur marrëveshjen për të finalizuar me sukses operacionin e kalimit të Muriqit te Lazio.

Transferimi i tij do t’u kushtojë kryeqytetasve italianë 20 milionë euro. Gjatë këtij sezoni shumë klube europiane si Totenhemi, Leiçesteri, Lacio, etj kanë shprehur interesim dhe kanë paraqitur oferta për Muriqin.

Megjithëse dy klubet britanike shiheshin prej kohësh si favorite për të marrë sulmuesin e Kosovës, Lazio duket ia ka dalë të rrëmbejë lojtarin e njohur. Prej kohësh, Muriqi ka qenë në fokusin e Igli Tares dhe duket se do jetë basti i radhës së drejtorit shqiptar te bardhekaltërit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here