Pasi qëlluan me armë zjarri Ardian Çapaj autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi dhe në një zonë të pyllëzuar me shkurre të larta dhe larg zonave të banimit kanë djegur makinën e tyre.
Ky është vendi ku u gjet e djegur makina që dyshohet të jetë e autorëve të plagosjes së Ardian Çapjas në Elbasan.
Forca të shumta policore kanë rrethuar tashmë këtë zonë dhe po kryejnë hetimet në vend, oficerë të krimeve dhe prokurori për të mbledhur çdo provë të mundshme.
Siç duket dhe nga pamjet, makina është shkrumbuar plotësisht. Gjithashtu dyshohet se makina ka pasur lëndë plasëse brenda dhe se targat ishin të vjedhura. Si pasojë e plasjes së saj në rrethana ende të paqarta raportohet edhe për një zjarrfikës të plagosur.








































