Google search engine
Home Aktualitet Gazetarja zbardh dinamikën e ngjarjes: Autorët e qëlluan nga pas Ardian Çapjan...

Gazetarja zbardh dinamikën e ngjarjes: Autorët e qëlluan nga pas Ardian Çapjan teksa dilte nga shtëpia

0
368

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në Elbasan, ku dyshohet se mbeti i plagosur me armë zjarri Ardian Çapja. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Çapja ka qenë duke dalë nga banesa e tij, ndërsa dyshohet se disa persona i kanë hyrë nga pas, ku është një servis, dhe e kanë qëlluar në distancë.

Po ashtu ka dyshime se autorët, fill pas plagosjes së Çapjas, janë larguar nga vendi i ngjarjes me makinë, dhe më pas i kanë vënë zjarrin në një zonë të pyllëzuar. Ndërkohë, policia pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes ka tentuar që të fikë zjarrin, ndërsa dyshohet se në këto momente ka pasur një shkrepje arme dhe është plagosur një zjarrfikës. Por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, nëse zjarrfikësi është plagosur si pasojë e shkrepjes së armës apo është lënduar nga zjarri.

Pritet që policia të sqarojë rrethanat e ngjarjes. Kujtojmë se rreth orës 09:37, në urgjencën e spitalit Elbasan u paraqit Ardian Çapja, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here