Google search engine
Home Lifestyle “Është qytetërim grek”, Vittorio Sgrabi bën gafën e madhe në Bylis, Neritan...

“Është qytetërim grek”, Vittorio Sgrabi bën gafën e madhe në Bylis, Neritan Ceka ‘i përvishet’ keq: Kush do ia ketë thënë?! Zoti të na shpëtojë nga injoranca…

0
355

Personaliteti i madh italian Vittorio Sgarbi ka ardhur në Shqipëri për të zhvilluar një tur promovues, mirëpo një postim i tij në Instargam ka ngjallur reagimin e revoltuar të shqiptarëve.

Sgarbi ka shkuar në Bylis për të cilin thotë se është ajo çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek.

Për këtë ka reaguar edhe Forumi i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore përmes arkeologut Neritan Ceka i cili shpërthen në nota revolte edhe ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti që e ka shoqëruar gjatë këtyre ditëve Sgarbin në vizitat e tij në Shqipëri.

“KUSH DO IA KETË THENË ZGARBIT QË BYLIS ËSHTË GREK ?

Nuk mjaftoi që bënë grek Butrintin, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrisë së Kulturës nuk i thanë se ishte në mes të mallakastrioteve dhe po i falej lebërve. Këta pasardhës të grekëve janë? I nderuar Zgarbi, falju edhe një herë zotit të Bylisit të na shpëtojë nga injoranca e Ministrise së Kulturës. Amen”, shkruan Neritan Ceka.

Kujtojmë se ditën e shtunë, Sgarbi rrezikoi të mbytej në Palasë por ishte e bija e ndihmuar edhe nga një roje bregdetare që e ndihmuan duke i shpëtuar jetën.

“Është qytetërim grek”, Vittorio Sgrabi bën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here