Pulikohen pamjet nga vVla super luksoze e Ardian Çapjes që mbeti i plagosur ditën e sotme. E siguruar me një portë gri, nga jashtë duket shumë pak pjesë nga banesa, kjo pasi e gjithë shtëpia është e rrethuar me pemë palmash. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, në hapësirën mes dy vilave është vendi ku 55-vjeçari u qëllua me snajper.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Çapja, i ndodhur në banesën e tij, ka dalë nga vila 3-katëshe, duke kaluar në pjesën e pasme të saj. Por nuk e ka ditur që po vëzhgohej nga një snajper. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat kishin blinduar të gjithë territorin.









































