Detaje të reja janë zbardhur përplasja me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Krastës dhe mësohet se është plagosur Ardian Çapja. Ai është plagosur sapo ka dal nga ambientet e hotelit.
Mësohet se ai është qëlluar nga një snajper dhe se plumbin e ka marrë në shpatull.
Mësohet se Çapja ka pasur shumë hemorragji, ndërsa gjendja e tij thuhet se është kritike. I plagosuri pritet të transportohet drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.








































