Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që trondit Elbasanin mëngjesin e sotëm. Bëhet me dije se ka rezultuar e vjedhur makina që kanë përdorur atentatorët e Ardian Çapjas, i cili mbeti i plagosur pas një atentati kriminal.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti, të cilit iu vu flaka në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Mbret ishte vjedhur në Fushë-Krujë. Po ashtu, edhe targat e mjetit rezultojnë të vjedhura.
Po ashtu mësohet se vjedhja është denoncuar nga pronari.








































