Google search engine
Home Aktualitet Atentat mafioz si në filma/ Gazetari zbardh dinamikën e ngjarjes, si e...

Atentat mafioz si në filma/ Gazetari zbardh dinamikën e ngjarjes, si e qëlluan me snajper Ardian Çapjan në zonën e tij të ruajtur me siguri të lartë (Skuadra me 7 persona)

0
291

Një ngjarje kriminale tronditi qytetin e Elbasanit ditën e sotme duke lënë të plagosur rëndë Ardian Çapjan. Gazetari i Report Tv Elton Qyno zbardh detaje të reja nga atentati kundër Ardian Çapjes në zonën e Krastës, pranë shtëpisë së tij në Elbasan.

Autorët kanë përdorur një makinë që dyshohet e vjedhur dhe po ashtu targat, ndërsa nuk kanë zbritur por e kanë qëlluar nga brenda makinës 55-vjeçarin. 

Në vendin e ngjarjes nuk u gjetën gëzhoja duke faktuar këtë gjë, që autorët nuk kanë zbritur, por e qëlluan nga makina Ardian Çapjan. Gëzhojat e djegura dhe arma u gjet në makinën që u dogj nga autorët. Djegia e makinës e bën më të vështirë punën e organeve për të gjetur autorët, teksa edhe dy atentatet e para nuk janë zbardhur kundër njeriut kryesor të familjes Çapja.

Në këtë atentat dyshohet se kanë marrë pjesë më shumë se shtatë persona, që kanë ndihmuar në përgatitjen, realizimin e atentatit dhe largimet nga vendi i ngjarjes. Të tre atentatet ndaj Ardian Çapjas janë bërë në zonën që konsiderohet e ruajtur nga kjo familje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here