Google search engine
Home Aktualitet Ardian Çapaj transportohet me urgjencë drejt Tiranës/ Flasin familjarët e tij: U...

Ardian Çapaj transportohet me urgjencë drejt Tiranës/ Flasin familjarët e tij: U rrëzua në banesë!

0
641

Një përplasje me armë ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan ku mbeti i plagosur Ardian Çapaj.

Atentati ndodhi pranë hotelit të tij në zonën e Krastës. Pas plagëve të marra dhe gjakderdhjes së madhe, Çapaj është nisur drejt Tiranës në gjendje të rëndë.

Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore, por më pas u nis drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar.

Familjarët e tij tentuan që të fshihnin ngjarjen, duke thënë se Çapja ishte rrëzuar në banesë por ishte Policia e Shtetit ajo që sqaroi ngjarjen.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia ka sqaruar se Çapja ka shkuar në urgjencën e spitalit të Elbasanit pasi ishte plagosur me armë zjarri.

Gjithashtu mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një zjarrfikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here