Google search engine
Home Politike ‘Të gjithë kanë ikur nga shtëpia e vjetër!’/ Jozefina Topalli publikon foton...

‘Të gjithë kanë ikur nga shtëpia e vjetër!’/ Jozefina Topalli publikon foton dhe “godet” sërish Lulzim Bashën përmes një mesazhi të koduar

0
360

“Të gjithë kanë ikur nga shtëpia e vjetër”, kështu është shprehur ish-kryetarja demokrate e parlamentit, Jozefina Topalli përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky mesazh i koduar i Topallit është reagimi i dytë pas marrëveshjes midis palëve politike këtë të premte për Reformën Zgjedhore. 

Në deklaratën e saj të mëparshme, Topalli e ka kritikuar ashpër Bashën për vendimin e tij për të bërë marrëveshje me Ramën duke u tërhequr nga gjithë kauzat e tij në 7 vitet e fundit, për të nisur me “revolucionin tek çadra e lirisë”, e për ta mbyllur me heqjen dorë nga kërkesa e tij për qeveri tranzitore.

Nuk dihet nëse ky është edhe një mesazh për politikën, që pas largimit, një ditë të afërt ajo mund të rikthehet. Gjithçka mbetet për t’u parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here