Ditën e sotme rreth orës 11:00 kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike kryesinë e kësaj partie.
Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Basha ka nisur të mendojë për organizimin e partisë, ndërkohë që janë zbardhur edhe detaje nga kjo mbledhje.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i propozoi sot kryesisë së forcës më të madhe të opozitës nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.
Vendimi i Bashës është një risi për politikën, pasi për herë të parë kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.
Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve epolitikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës, si konkretizim i premtimit të tij se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie.
PD po zbaton parimin “një anëtar, një votë” për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, duke e mbajtur të angazhuar në maksimum bazën e Partisë Demokratike.






































