Google search engine
Home Lifestyle “Nuk është çmenduri të shkosh tek psikologu, unë e bëj shpesh”, moderatorja...

“Nuk është çmenduri të shkosh tek psikologu, unë e bëj shpesh”, moderatorja e njohur shqiptare flet hapur dhe jep mesazhin e fortë

0
387

Moderatorja Xhesi Muçaj dha një këshillë vërtet me vlerë pas ngjarjeve të fundit të abuzimeve seksuale me vajzat në moshë të re.

Në emisionin “Mes Yjesh” ajo këshilloi vajzat t’i drejtohen psikologut për çdo problem ndërsa tregoi edhe një detaj nga jeta e saj private.

“Drejtohuni psikologut për çdo lloj shqetësim që keni, nuk është as turp as çmenduri.Unë e bëj gjithmonë”.

Moderatorja gjithashtu këshilloi publikun kryesisht ata që janë në moshë të re, duke thënë se rrjetet sociale nuk janë aty për të na bërë të ndihemi keq, por thjesht për të ndarë gjërat tona më të bukura me njëri-tjetrin.

“Nuk është çmenduri të shkosh tek psikologu,

“Ne zgjedhim të publikojmë vetëm gjërat e bukura të jetës sonë, më besoni pas atyre fotove fshihen 1001 foto të tjera ndoshta jo aq të bukura të cilat fshihen. S’jemi perfekt”, është shprehur ajo.

Psikologia e ftuar në atudio, Nevila Mbriçe dha një mesazh për të gjitha vajzat e reja duke u shprehur se ato nuk duhet të kenë frikë për t’u përballur me çdo gjë që ju ndodh.

“Jini të hapura me familjarët, me një të afërm, një mësues, një mikeshë. Të mbyllesh në vetvete nuk është zgjidhje.  Edukimi duhet të filloje nga familja. Meshkujt në Shqipëri janë të frustruar, nuk e shohin aktin seksual si diçka të bukur njerëzore, si diçka që duhet shijuar me moshë, por e shohin si triumf”, ka thënë psikologia.

“Nuk është çmenduri të shkosh tek psikologu,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here