Google search engine
Home Sport Zyrtare/ Premier League zbret në fushë më 17 qershor! Liverpuli mund të...

Zyrtare/ Premier League zbret në fushë më 17 qershor! Liverpuli mund të shpallet kampion në derbi

0
337

Tashmë është fakt: Premier League do të nisë zyrtarisht më 17 qershor. Madje FA ka zyrtarizuar edhe kalendarin deri më 2 korrik, ose më saktë, për tre javët e para si dhe ndeshjet e prapambetura. Do të niset në orën 19:00 me orën tonë me një sfidë mes dy skuadrave të ardhura rishtaz në Premier, Aston Vilën dhe Shefild Junajtidin, por pak orë më vonë do të serviret dhe pjata kryesore e mbrëmjes: Mançester Siti-Arsenal.

Të premten do të jetë radha e Totenhemit kundër Mançester Junajtidit, ndërsa Liverpuli kryesores do të luajë më 21 derbin kundër Evertonit dhe, nëse Siti nuk fiton përballjen e tij, suksesi i skuadrës së Klopit do t’i shpallte matematikisht kampionë.

Përballja direkte mes të “Reds”-ave dhe “Citizens” do të luhet më 2 korrik, ndërsa ndeshja mes skuadrës së Pep Guardiolës dhe Çelsit më 25 qershor. Kalendari i javëve të tjera do të zyrtarizohet më vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here