Google search engine
Home Aktualitet Vrasja e 24-vjeçarit në Krujë/ mesazhi prekës i Dom Gjergj Metës: Sa...

Vrasja e 24-vjeçarit në Krujë/ mesazhi prekës i Dom Gjergj Metës: Sa shumë gjana kisha me të thanë sot. Më fal që nuk munda me mbërrit në kohë

0
356

Vrasja e dy vëllezërve në Krujë ka tronditur të madh e të vogël, jo vetëm të afërm e njerëz që i njihnin dy djemtë Gramoz e Xhontil Bardhi. Por gjakmarrja goditi përsëri duke marrë jetën e dy të rinjve që ndoshta nuk kishin asnjë faj për krimet e së kaluarës.

Dhimbjen krimit të dyfishtë ia shton dhe një mesazh i Dom Gjergj Metës, i cili kishte njohje personale me më të voglin, Xhontilin, i cili ishte pagëzuar Gjon dhe ishte një i ri shumë aktiv në aktivitetet e rinisë së krishterë.

Ai shkruan se kishte shumë gjëra për t’i thënë dhe i kërkon falje që nuk mund të mbërrinte në kohë.

“Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po të them vetëm lamtumirë! E më fal që nuk munda me mbërritë në kohë …
Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne!”, shkruan Dom Gjergj Meta.

Dom Gjergj Meta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here