Google search engine
Home Politike Mediat italiane zbulojnë skandalin: Këshilltari i Ilir Metës porositi fushatë kundër qeverisë....

Mediat italiane zbulojnë skandalin: Këshilltari i Ilir Metës porositi fushatë kundër qeverisë. Ja sa mijëra euro i dha senatorit italian

0
369

3 vite nga ‘Fake News’-i nga një faqe italiane “Pianeta Italia News” që trazoi politikën shqiptare me lajmin se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t’u groposur, prokuroria e vendit fqinj zbulon skandalin se kush fshihej mbrapa duke arrestuar tetë persona.

Prokuroria italiane nga hetimet që ka bërë ka zbuluar se pas skandalit qëndron këshilltari i presidentit të sotëm Ilir Meta me inicialet I. K. “Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Ilir Metës” deklaron anti-mafia italiane.

Trazoi politikën shqiptare, mediat italiane zbulojnë skandalin: Njeriu

Mes tetë personave të arrestuar në Itali për këtë skandal është edhe ish-senatori Sergio de Gregorio, pronar i faqes online “Pianeta Italia News”, që prodhoi lajmin e rremë. Prokuroria deklaron se “Njeriu i Ilir Metës porositi fushatë kundër qeverisë shqiptare”.

Ndërkohë, sot, mediat italiane, kanë zbardhur dosjen e prokurorisë, ku ndër të tjera thuhet se lajmi ishte një “fake neës”, i bërë me porosi të këshilltarit të presidentit Ilir Meta.

Bëhet fjalë për Ilir Kullën, i cili po sipas mediave Italiane, i ka dhënë ryshfet senatorit italian, Sergio De Gregorio, pronari i këtij portali që shkroi për groposjen e mbetjeve në Shqipëri, që të organizonte një fushatë sulmuese kundër qeverisë shqiptare.

Sergio De Gregorio, ka deklaruar se Ilir Kulla, e pagoi 55 mijë euro për të krijuar një “fake news” që do të lëkundte pozitat e qeverisë shqiptare.

De Gregoria nuk është një emër i panjohur për Drejtësinë ital;iane, pasi edhe në vitin 2008 kishte dhënë kontributin e tij për të rrëzuar qeverinë Prodi, falë lëvizjes së tij “Forza Italia”, ndërsa është akuzuar edhe për zhvatje, mashtrim dhe pastrim parash.

Në përgjimet e Prokurorisë ka dalë se vetë Ilir Kulla ka mbërritur në Itali në 26 shkurt 2017 në mënyrë që të ndiqte më nga afër ngjarjen.

Trazoi politikën shqiptare, mediat italiane zbulojnë skandalin: Njeriu
Trazoi politikën shqiptare, mediat italiane zbulojnë skandalin: Njeriu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here