Google search engine
Home Sport “Ka para mjaftueshëm për vete, për fëmijët, për nipat, pse duhet të...

“Ka para mjaftueshëm për vete, për fëmijët, për nipat, pse duhet të largohet nga Madridi”

0
386

Gareth Bale ka qenë dhe mbetet një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve. Sulmuesi uellsian ka një marrëdhënie të akullt me drejtuesit e Realit dhe mbi të gjitha me trajnerin Zidane, ky fakt ka bërë që mediat ta shohin Bale gjithnjë e më larg Madridit. Krejt ndryshe e sheh të ardhmen e lojtarit që menaxhon, Jonathan Bernett, prokuratori i Gareth Bale:

Skysports Gareth Bale Zinedine Zidane 4725729

“Ka një stil jetë të bukur, nuk shoh ndonjë arsye pse duhet të largohet nga Madridi. Ka fituar thuajse gjithçka në botë, ka para të mjaftueshme për veten e tij, për fëmijët, për nipat”, u shpreh agjenti i Bale duke e bërë gjithnjë e më të paqartë të ardhmen e mëngjarashit. Bale është parë shpesh si një mjet shkëmbimi për të arritur tek Paul Pogba por dhe si një lojtar që Reali mund ta përdor për të përmirësuar balancat e klubit. Emri i tij gjithashtu është lidhur shpesh dhe me një rikthim të mundshëm në Premeir League, aty ku ka ende shumë admirues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here