Google search engine
Home Aktualitet Dalin pamjet e super-aksionit, si u arrestua shqiptari me shuma marramendëse në...

Dalin pamjet e super-aksionit, si u arrestua shqiptari me shuma marramendëse në shtëpi, me 1 milion euro bizhuteri dhe dron në ambjentet e banesës

0
406

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap në një banesë në Madrid gjatë një aksioni të policisë spanjolle. Atij iu gjetën 40 mijë Euro cash, orë të shtrenjta, bizhuteri me vlerë të paktën 1 milion Euro, 6 celularë dhe 1 dron.

Sipas autoriteteve holandeze, të cilat e kishin shpallur në kërkim, shqiptari ka qenë i përfshirë në një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine. Nga hetimet ka rezultuar se bëhet fjalë për një rrjet të përbërë nga kolumbianë dhe shqiptarë.

Hetimi për shqiptarin e arrestuar, që akuzohet edhe për pastrim parash, filloi në Shtator të vitit 2019, kur policia holandeze arrestoi disa persona për trafik droge midis vendeve të Amerikës Jugore dhe Europës.

Sipas policisë spanjolle, që ndërmori aksionin për arrestimin e tij, ishte i vështirë zbulimi i vendndodhjes së shqiptarit për shkak se ruhej me masa të rrepta, citon klan. Vendi ku ai fshihej u zbulua gjatë muajit Prill të këtij viti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here