Kryeministri Rama ka komentuar Reformën Zgjedhore. Ai tha se topi është në fushën e Partisë Demokratike.
Rama është pesimist për identifikimin elektronik pasi kjo kërkon kohë dhe Shqipëria nuk duhet të shkonte menjëherë pa teste pilote.
“Topi është në fushën e Partisë Demokratike. Mendoj që kemi bërë të gjitha koncesionet e arsyeshme. Nëse do ti qëndronim strikt kornizës së OSBE/ODIHR ne nuk do ta përfshinim fare teknologjinë. Ne bëmë një studim serioz në vitin 2016 për identifikimin elektronik. Problemi me këtë është që kërkon kohë. Unë jam pensimist. Në asnjë mënyrë nuk duhet të shkojë menjëherë. Të ecnim me projekte pilot, duke testuar. Problemi që kemi sot është koha”, tha Rama për Opinion.






































