Drejtoresha e Kufirit dhe Emigracionit Enkelejda Toska dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni janë pezulluar nga detyra pas publikimit të skandalit për trafikun e arabëve nga vendet e lindjes përmes Shqipërisë në Perëndim.
Ministria e Brendshme ka njoftuar ndalimin e kater zyrtareve te larte te cilet jane:
– Enkelejda Toska me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë;
– Besnik Zela me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë;
– Altin Hasani me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë;
– Albana Metko specialiste në DRKM, Tiranë.
Bashkëshorti i Toskës, Sami Hoxha rezultoi si pjesë e grupit që merreshin me këtë veprimtari. Burime bëjnë me dije se dje është marrë masë me pezullim nga detyra për të gjithë zyrtarët e Policisë Kufitare.
Trafiku i shtetasve arabe eshte bere shkak per ndalimin e gjithe kupoles drejtuese te policise se migracionit dhe kufirit ne Tirane.
Nderkohe mesohet se eshte pezulluar edhe Adelina Lita me detyrë specialiste, e cila është gruaja e deputetit Korab Lita, i cili ben pjese ne opoziten e re parlamentare.





































