Google search engine
Home Aktualitet Operacion i madh në Itali/ Kush është 35-vjeçarja shqiptare, ‘koka’ e grupit...

Operacion i madh në Itali/ Kush është 35-vjeçarja shqiptare, ‘koka’ e grupit që u arrestua pas shumë vitesh në kërkim

0
388

Policia e Brescias ka shkatërruar një bandë kriminale me aktivitet në trafikun e prostitucionit.

Urdhër arresti është lëshuar për 9 persona ndërsa 5 prej tyre janë shpallur në kërkim nga policia.

Ndër personat që kanë përfunduar në prangat e policisë është kapo-banda, një shqiptare 35-vjeçare me emrin, Liljana Shoshari banuese në komunën Rezzato në provincën e Brescias.

Po ashtu është arrestuar edhe shoferi i saj 61-vjeçari italian me origjinë kalabreze Ludovico Raffa dhe një shqiptar 27-vjeçar me emrin Emiljano Osmani i cili kishte për detyrë kontrollin e vajzave prostituta në rrugë si dhe shtetasja rumune Ionica Paun.

Të ndaluarit akuzohen për “trafik e shfrytëzim prostitucioni”, “grabitje” e “trafik lëndësh narkotike”. Hetimet për operacionin e koduar “Telepass” kanë nisur katër vite më parë e kanë zbardhur aktivitetit kriminal të kësaj bande që shfrytëzonte vajza të ardhura kryesisht nga Evropa Lindore.

Ndërsa mësohet se 5 anëtarët e tjerë të bandës janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here