Pas ndërprerjes për shkak të pandemisë ka rinisur procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Sot KPK ka dhënë vendimin për kryetaren e Gjykatës së Kavajës Entela Shedula duke vendosur shkarkimin e saj.
Sipas KPK, Shedula ka pasur probleme me justifikimin e pasurisë, ndërsa në vitin 2017 kjo gjyqtare është akuzuar se ka ndërtuar pa leje një kat në vilën luksoze të familjes.
Ndërtimi i paligjshëm është pohuar nga vetë gjyqtarja Shedula gjatë deklarimeve të pasurisë së saj pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave.






































