Të shtëna me armë raportohen disa minuta më parë në afërsi të Bashkisë Kamëz.Dyshohet se nga të shtënat ka edhe persona të plagosur.
Policia është nisur për në vendngjarje, ndërsa ende nuk ka informacion për personat e përfshirë në konflikt dhe gjendjen e tyre.
Burime për Abc News bëjnë të ditur se dyshohet që autori të jetë person me probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat Shqiponja me antiplumb.









































