Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, e cila është njëkohësisht dhe drejtore e Komisionin Evropian për Ballkanin ka reaguar sot në lidhje me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Në një reagim në mediat sociale, Calavera shprehet se po punohet për detajet e fundit të dokumenteve që përcaktojnë kornizën nëtë cilën do zhvillohen negociatat.
“Po, ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE”, shkruan shefja e ONM.









































