Dy pronarë hotelesh janë vënë në pranga me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe për mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë që edhe 5 femra janë arrestuar gjithashtu për ushtrim të prostitucionit.
Policia ka njoftuar se ka finalizuar operacionin “Zhuri”, pas 7 muajsh hetimi të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Në flagrancë është arrestuar edhe një tjetër person i cili në momentin e kontrollit nga policia, personi si i identifikuar si R. L., ishte në dhomën e hotelit duke kryer marrëdhënie me një nga femrat që ushtronin prostitucion.
ABC News ka mësuar se dy pronarët e hotelit ku ushtrohej prostitucioni janë Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha.
Bujar Gjuzi pronar i një hoteli në zonën e quajtur Bishti i Zhurit, në Rrogozhinë është arrestuar edhe në vitin 2008 për të njëjtën vepër penale.









































