Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni në Zhuri të Kavajës ku ranë në pranga 2 biznesmenë, 5 vajza dhe një klient. Mësohet se kanë qenë përgjimet ambientale ato që “fundosën” dy biznesmenët Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi.
Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv janë përgjimet e dy punonjëseve të seksit, të cilat kanë diskutuar me njëra-tjetrën për punën.
“Ika se nuk ka punë fare. Kanë ikur refugjatët, s’ka pasur punë si ka pasur më parë, nja 2 veta kapa”, shprehet një vajzat. Ndërkohë tjetra i përgjigjet: “Kam dalë të ha pak bukë te lokali se sot qenka dobët”.
Ndërsa në një nga bisedat e tjera, një nga vajzat flet me shoqen e saj, e cila i tregon se sot është e vetme, ndërkohë tregon se ka bërë dy ditë pushim.
“Dje dhe pardje nuk dola se u ç’lodha, po shplodhet robi, punë, punë përditë dhe sot dy veta. Kam kapur deri në 11:00, në 12:00 fillova inshAllah më ecën pasditja se jam dhe vetëm se iku ajo tjetra se i mbaroi prezervativët”, thotë një nga vajzat në përgjimet.
Pas 7 muajsh hetimesh është finalizuar operacioni ”Zhuri” në Rrogozhinë, ku u arrestuan 8 persona për shtrytëzim prostitucioni. Policia arrestoi dy biznesmentët Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi, në hotelet e të cilëve kryhej prostitucion dhe 5 punonjëset e seksit. Po kështu është arrestuar në flagrancë edhe një qytetar me iniciale B. Gj i cili ishte duke kryer marrëdhenie me një nga punonjëset e seksit. Për 2 pronarët e hoteleve dhe 5 punonjëset e seksit gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.









































