Bllokimi i shqiptarëve për të hyrë në Kosovë/ Zëdhënësi i qeverisë Kurti: Duhen plotësuar dy kushte, ja ku është dallimi në kufi me Serbinë

0
328

Dhjetëra shtetas shqiptarë pasi kanë pritur me orë të tëra në pikën kufitare të Morinës janë detyruar të kthehen pas. Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë së Kosovës, tha se vendimi për hapjen e disa prej pikave kufitare është bërë me dy kushte, ku kërkohet dokument që vërteton se nuk je i prekur nga koronavirus ose në të kundërt duhet të karantinohesh për 7 ditë.

“Qeveria më 31 maj ka vendosur që të hapë kufijtë tokësorë në disa nga pikat, duke qenë se ka një përmirësim të situatës epidemiologjike. Hapja është bërë me dy kushte kryesore, kushti i parë është se qytetarët që hyjnë në Kosovë, ku nuk përjashtohet as qytetarët e vetë Kosovës, duhet të dëshmojnë se janë negativ me COVID, me test të katër ditëve të fundit. Ata që nuk kanë një test të tillë, duhet të vetë izolohen për 7 ditë”, tha zëdhënësi i qeverisë në një interviste për “Euronews Albania”.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosova tha gjithashtu se të njëjtat kushte aplikohen dhe pikat kufitare me Serbinë por ndryshimi i vetëm është se atje nuk ka fluks të madhe njerëzish siç ndodh në kufi me Shqipërinë dhe për këtë arsye kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve shqiptarë.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të Shqipërisë, për ne ky është e vetmja mundësi që të kemi sukses ndaj COVID-19, që është parandalimi. Do të ketë analiza të përditshme dhe mbi këto analiza do të ketë vendime. Dje kishte 27 raste, që është më i madhi që nga 24 prilli. Pavarësisht vullnetit për të hapur kufijtë kjo na kujton që të kemi kujdes”, tha z. Kryeziu.

“Në kufi me Serbinë aplikohen të njëjtat masa, dallimi është tek fluksi, ku në kufi me Shqipërinë ka më shumë fluks. Nuk ka pasur parregullsi por vetëm vonesa për shkak të numrit të madh. Kemi shtuar numrin e policëve doganorë”, përfundoi zëdhënësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here