Google search engine
Home Politike “Javës tjetër çelet fondi për dëmshpërblimin e qytetarëve”/ Rama nxjerr në terren...

“Javës tjetër çelet fondi për dëmshpërblimin e qytetarëve”/ Rama nxjerr në terren ushtrinë për të pastruar inertet e tërmetit

0
316

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj bashkë me ministren Xhaçka kanë vizituar Shijakun, nga ku do fillojnë rindërtimet pas tërmetit. Kryeministri ka nxjerrë ushtrinë  e cila do të angazhohet në pastrimin e inerteve

Ahmetaj thotë se këtë javë çelen fondet e dëmshpërblimit për qytetarët që kanë shtëpi të pariparueshme. 600 milionë lekë do u kalojnë qytetarëve teksa 1 mij e 173 familje përfitojnë në qershor vetëm në Shijak kurse për korrikun dhe gushtin hapet fondi për Durrësin.

Rama sqaroi se rindërtimi duhet të nisë sa më shpejt prandaj dhe është angazhuar ushtria për të hequr inertet pasi ka ende kohë dhe qevera është brenda afatit për të arritur objektivat e rindërtimit.

STATUSI:

SHIJAK, një nga pikat ku ka nisur sot Operacioni i Pastrimit të inerteve në sheshet e Rindërtimit, me mbështetjen e forcave të ushtrisë????

Këtë javë qeveria nis çeljen fondeve të dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive, të cilat do të mbështeten nga qeveria dhe nga ana tjetër, lidhen kontratat e para të Rindërtimit të Shkollave, për të vijuar gjatë gjithë qershorit me kontratat e investimeve në infrastrukurën e zonave të dëmtuara, si edhe për Rindërtimin e Banesave Individuale????

NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI????

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here