Google search engine

    Ngjarja e plotë/ Atentati ndaj biznesmenit 37-vjeçar në Laç, mik i ngushtë i Ervis Martinajt, policia zbulon autorin kush e ndihmoi

    0
    436

    Atentati në një hotel në Laç ku mbetën të vrarë biznesmeni Bujar Lika dhe Paulin Gjergji ka për autor Kreshnik Tushën, i cili mbeti i plagosur edhe vetë.
    Policia mëson se Tusha në bashkëpunim me një person tjetër kanë goditur drejt biznesmenit Lika, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa ditën e sotme ndërroi jetë te spitali i traumës edhe 53 vjeçari Paulin Gjergji.

    Mes Tushës dhe Likës ka patur shkëmbim zjarri, ndërsa mister mbetet emri i bashkëpunëtorit të Tushës.

    Por çfarë ndodhi në Laç mbrëmjen e djeshme?

    Biznesmenit Bujar Lika, rreth 37 vjeç, iu bë atentat përpara një hoteli në rrugën dytësore Laç-Mamurras, ku si pasojë e breshërisë së armëve mbeti i vdekur në vend.

    Të plagosur nga të shtënat mbetën edhe 21 vjeçari Kreshnik Tusha dhe Paulin gjergji, me këtë të fundit që nuk ka mundur dot të mbijetojë.

    Dyshimet e para të policisë janë oër një konflikt të hershëm, ndërsa bëhet me dije se atentatori ka hyrë në rrethimin e hotelit dhe ka nisur të qëllojë me armë, ndërsa si pasojë e kundërpërgjigjes ka mbetur dhe vetë i plagosur. Efektivë të policisë që kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur atentatorin disa metra më tej, të plagosur dhe në tentativë për tu larguar.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here