Kreshnik Tusha, 21-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit në ngjarjen mbrëmjes së kaluar në Laç, pritet të dëshmojë dhe të japë të dhëna të vlefshme për grupin hetimor në lidhje me atentatin ku mbeti i vdekur në vend Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji i cili ndërroi jetë pak orë më vonë.
I plagosur nga ngjarja, me 3 plumba në këmbë, Tusha u dëgua në spital nga familjarët e tij. Teksa natën e ka kaluar në sallën e operacionit, Spitali i Traumës është ‘blinduar’ nga forcat e policisë në derën kryesore të godinës dhe në oborrin e saj.









































