Google search engine
Home Aktualitet Ky është biznesmeni 37-vjeçar, miku i Ervis Martinajt që u vra mbrëmë...

Ky është biznesmeni 37-vjeçar, miku i Ervis Martinajt që u vra mbrëmë në atentat

0
991

Biznesmeni Bujar Lika (Hasani) është njëri nga dy personat që humbën jetën nga atentati mbrëmjen e djeshme në Kurbin. Lika njihej nga shokët me emrin Ari, ndërsa ka qenë mik i Ervis Martinajt.

Bujar Lika kishte në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok. Biznesin në Tiranë e kishte në emër të motrës Ardiana Toqi. 37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt. Për vrasjen e Nikajt fillimisht nga Shkalla e parë në 2016 u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Lika 1 vit burg.

Por në Apel, Ervis Martinaj, Mirsad Kuçana dhe Bujar Lika që u vra mbrëmë morën pafajësi, ndërsa Tasho u dënua përfundimisht me 14 vite për vrasjen e Enton Nikajt dhe Erjon Biraci 2 vite. Viktima Bujar Lika ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, gjithashtu emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në Bllok. 

FOTO/ Ky është biznesmeni 37-vjeçar, miku i Ervis Martinajt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here