Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një shpërthim me tritol në Hotel Victoria pranë QSUT-së në pronësi të familjes së Ervin Matës.
Siç shihet dhe nga pamjet nga tritoli që është hedhur në hotelin e Matës janë thyer xhamat sakaq mësohet se edhe lokali që ndodhej përballë hotelit ka pësuar dëme materiale.
Kujtojmë se autorët kanë shkuar me makinë në cepin anësor të hotelit, nga hyrja e rrugës kryesore, ndërsa kanë hedhur nga dritarja tritolin, i cili ka shpërthyer pas 4 minutash.
Fatmirësisht nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 22:40 nuk ka pasur njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.
Deri më tani policia nuk ka asnjë autor të dyshuar, por bëhet me dije se është identifikuar targa e mjetit dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.












































