Personi që shihni në foton e mëposhtme është Abaz Doku, 65-vjeçari që dyshohet se ka abuzuar me një vajzë të mitur në zonën e Babrrusë në Tiranë, dhe e ka shantazhuar dhe me një video, situatë nga e cila kanë përfituar dhe tre persona të tjerë shkruan Fax News.
65-vjeçari Abaz Doku ka ndërruar për rreth dy vite, tre vende pune si roje në disa shkolla. Policia e Tiranës ka patur informacione prej shumë kohësh për abuzim me të mitur, dhe është shoqëruar disa herë, por nuk ka patur asnjëherë asnjë kallëzim për të dhe kanë munguar provat. Vetëm në ditët e fundit është arritur të dokumentohet ngjarja dhe të bëhej arrestimi.
Doku pritet të dalë para Gjykatës Penale të Tiranës për t’u mësuar me masën e sigurisë, ndërsa burime nga Organi i Akuzës konfirmojnë se do të kërkohet caktimi i masës “arrest me burg”.
Ai akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.









































