Google search engine
Home Politike Deklarata e Altin Goxhajt: I çoj Lulzim Bashës komplimentet e mia, po...

Deklarata e Altin Goxhajt: I çoj Lulzim Bashës komplimentet e mia, po i fut njerëzit në sherr

0
308

Në lidhje me reformën zgjedhore, avokati Altin Goxhaj  tha se kryedemokrati Lulzim Basha po fut njerëzit në sherr pasi qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile po shahen e zihen me njëri tjetrin për ndryshimin e sistemit.

“I çoj Lulzim Bashës komplimentet e mia, i cili i futi njerëzit në sherr, për sistemin zgjedhor me shoqëri civile, qytetarë. Opozita duhej të ishte institucioni për të konvertuar këtë shans që ia japin ndërkombëtarët për të ndryshuar sisdtemin. Basha ka arritur të fusë në sherr të gjithë aktivistët, politikanët e rinj apo qytetarët. Kam parë që miq e shokë shahen me njëri-tjetrin për sistemin zgjedhor. Në këtë rast përgjegjësinë e ka opozita që të paraqes një model të pranueshëm. Përveç se tre vjet e mbajti zvarrë, ndoqi modelin e 2017 të përshtatur me atë të 2008”, tha Goxhaj për Fax News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here