Google search engine
Home Politike Vettingu në Polici/ Hyn në ‘filtër’ kreu i Drejtorisë së Standardeve Profesionale...

Vettingu në Polici/ Hyn në ‘filtër’ kreu i Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe Bledar Çeliku i ‘Trafiqeve dhe Narkotikëve’

0
441

Arben Saliu, drejtori i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka radhën të paraqitet para Vettingut.

Ai sot do të zhvillojë seancë dëgjimore në orën 12:00 para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Po ashtu të premten do të dalë para Vettingut edhe Bledar Çeliku, drejtor i Drejtorisë kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale .

NJOFTIMI NGA POLICIA

Përshëndetje,

Ditën e enjte në ora 12:00, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të zhvillojë seancën dëgjimore me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Arben Saliu, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ditën e premte në ora 09:30, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të zhvillojë seancën dëgjimore me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Bledar Çeliku, me funksion Drejtor i Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Ftojmë mediat që do të ndjekin seancën të respektojnë masat mbrojtëse nga COVID-19, në ambiente të mbyllura!

www.kjv.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here