Google search engine
Home Politike Drejtesi Shtyhet gjyqi për Saimir Tahirin në Apel, zbulohet arsyeja. Ja kur zhvillohet...

Shtyhet gjyqi për Saimir Tahirin në Apel, zbulohet arsyeja. Ja kur zhvillohet seanca e radhës

0
366

Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Apelit. Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mos njoftimi në mënyrën e duhur i Tahirit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton  se séance e radhës pritet të zhvillohet në datën 11 qershor. Kujtojmë që gjyqi për Tahirin është shtyrë edhe më herët për shkak të situatës me COVID 19.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që që nga java tjetër do të fillojëme gjykimin e dosjes.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here