Shpërthejnë thashethemet për Kate Middelton, reagon me urgjencë Pallati Mbretëror

0
364

Pak ditë më parë, në një artikull të revistës Tatler, thuhej se Kate Middleton po ndihej e rraskapitur dhe e zemëruar, pasi Meghan dhe Harry hoqën dorë nga detyrat mbretërore.

Sipas kësaj reviste, një mikeshë e dukeshës është shprehur se William dhe Kate kishin planifikuar të kalonin më shumë kohë me fëmijët, por Harry dhe Meghan ua vështirësuan punën, duke qenë se me largimin e tyre, përgjegjësitë për çiftin e Kembrixhit janë shtuar.

Pas këtyre lajmeve, si rrallëherë, Pallati Mbretëror reagoi me anë të një deklarate, ku i quajti këto lajme të pavërteta.

Shpërthejnë thashethemet për Kate Middelton, reagon me

“Ky artikull përmban një sërë pasaktësish dhe keqpërfaqësimesh false”, -thuhet në deklaratën e Pallatit Mbretëror.

Kjo ishte diçka e çuditshme dhe e papritur nga ana e Pallatit Mbretëror, duke qenë se nuk reagon pothuajse kurrë ndaj thashethemeve rreth anëtarëve të familjes mbretërore, që duhet thënë se janë me shumicë. Madje, njerëzit online po e quajnë këtë deklaratë të njëanshme, duke qenë se Pallati nuk ka reaguar asnjëherë kur Meghan është sulmuar nga mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here