Google search engine
Home Aktualitet Policia i bllokon 400 mijë dollarë biznesmenit në Tiranë/ Zbardhet kujt do...

Policia i bllokon 400 mijë dollarë biznesmenit në Tiranë/ Zbardhet kujt do t’ia dërgonte jashtë Shqipërisë dhe e kaluara e tij e errët

0
315

Policia e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar me urdhër të policisë një shumë të madhe parash në llogarinë e një biznesmeni të njohur në Tiranë.

ABC News bën të ditur se bëhet fjalë për një shumë prej 400 mijë dollarë, e bllokuar në llogarinë e biznesmenit A.G, i cili po përpiqej të bënte një transaksion për t’i nxjerrë paratë jashtë shtetit

Shuma e parave është bllokuar në momentin që A.G do t’ia kalonte me transaksion bankar vëllait të tij në një tjetër kontinent, i quajtur I.G, i cili u akuzua se ka kryer një krim të rëndë disa 15 vite më parë në Tiranë.

Të njëjtat burime sqaruan se shuma e konsiderueshme e parave është bllokuar pasi biznesmeni nuk i kishte ato të deklaruara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here