Google search engine
Home Aktualitet “Gruaja dëgjoi krismat, pa djalin të vrarë nga dritarja”/ Mjeku i njohur...

“Gruaja dëgjoi krismat, pa djalin të vrarë nga dritarja”/ Mjeku i njohur zbardh ekzekutimin mafioz të të birit në Vlorë natën e Bajramit: Nuk ishte vetëm, shokun nuk e qëlluan!

0
356

Qyteti i Vlorës u trondit natën e Fiter Bajramit nga ekzekutimi mafioz i një të riu, Kristjan Breshanajt 25-vjeç.

Babai i Kristjanit, Edmondi një mjek i nderuar në zonën e Vlorës, ka zbardhur ër Report Tv detaje nga ajo se çfarë ka ndodhu në orët e para të mëngjesit të 24 majit, ku i biri iu vra me breshëri armësh pranë derës së shtëpisë. 

“Momenti që e parë, kur ndodhi vrasja u dëgjuan krisma pas shtëpisë sime dhe erë baruti dhe nusja më merr në shtëpi nuk ka ardhur djali në shtëpi dhe dëgjuam krisma. Atëherë unë marrë në celular çunin, binte zilja po nuk e hapte askush. Atëherë unë i them nuses hap derën dhe shko për të verifikuar. Atëherë nusja del dhe gjen djalin të shtrirë të mbytur me gjak, marr në celular policinë dhe i them në kanë vrarë djalin dhe nisem në shtëpi. E gjej djalin të mbuluar me gjak dhe nusen mbi fëmijën. Ka qenë bashkë me shokun e tij prej disa vjetësh, siç më tha ai e goditën në distancë dhe pastaj nga afër. Nuk kishin komunikuar më parë. Shoku i tij kishte reaguar “mos ca boni”. Ka ardhur si e papritur nuk di që çuni të kishte ndonjë problem, ka qenë çun i rregull, e shikoja normal, lëvizte lirshëm, nuk fshihej, nuk ishte i armatosur. Në Shqipëri nuk di të ketë ndonjë ngjarje. Unë mendoj që ato të jenë të angazhuar për gjetjen e shkakut kush ma ka vrarë djalin”, tha Breshanaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here