Në mënyrë që ekonomia të rivitalizohet, Estonia ka filluar të testojë një nga pasaportat e para të imunitetit dixhital për koronavirusin.
Pasaportat do t’u lejojnë qytetarëve që ta shpërndajnë statusin e tyre shëndetësor të koronavirusit me palë të treta, si përshembull punëdhënësit, restorantet etj. me vetëm një kod të përkohshëm QR në telefonin e tyre.
“Pasaporta dixhitale e imunitetit synon të zvogëlojë frikën dhe të stimulojë shoqëritë në të gjithë globin që të rinisin të lëvizin dhe të vijojnë normalisht me jetën e tyre pas pandemisë,” tha Taavet Hinrikus, themeluesi i Transferëise dhe një anëtar i Back to Work, organizata joqeveritare që po merret me krijimin e pasaportës.
Ndërkohë që vende dhe biznese në të gjithë botën po nxitojnë të zhvillojnë kontrolle të ngjashme imuniteti për të shmangur një infektim të mundshëm.





































