Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, ka shkarkuar nga detyra kreun aktual Sulejman Rexhepin. Në vendin e tij u caktua Shaqir Fetahu, kryetari i Mftinisë së Gostivarit.
Sipas “Lajmi.net”, ky i fundit e lexoi vendimin pas mbledhjes në myftininë e Gostivarit. Sulejman Rexhepi drejtonte prej 15 vitesh Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu janë bërë disa herë përpjekje për ta larguar nga ky post.
Në ditën e Ramazanit, ai u martua me një vajzë 50 vjet më të re se ai. Kryetari i BFI-së është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.