Presidentja e KE prezanton sot fondin 500 miliardë euro për rimëkëmbjen nga COVID-19, ja çfarë përfiton Shqipëria

0
314

Ka nisur seanca e Parlamentit Evropian, ku presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen do të prezantojë buxhetin e ardhshëm 7-vjeçar të Bashkimit Evropian që do të kapë shifrën e 1 trilion eurove si dhe fondin e rimëkëmbjes nga COVID-19 që parashikohet të jetë mbi 500 miliardë euro.

Gjermania dhe Franca propozuan javën e kaluar që të rrisin borxhin e përbashkët evropian në përpjekje për të mbështetur rikuperimin ekonomik nga kriza e coronavirusit.

Njoftimi ishte jashtëzakonisht domethënës pasi Gjermania ka qenë një kundërshtare e rreptë e idesë së rritjes së borxhit evropian dhe ndryshimi i qëndrimit të saj sugjeron se BE mund të jetë duke lëvizur më pranë një unioni fiskal, një faktor ky i rëndësishëm stabiliteti.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Brukseli, korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri bëri me dije se në buxhetin e propozuar prej 1,1 trilionë eurosh përfshihen edhe fondet për Ballkanin perëndimor për zgjerimin ku është edhe Shqipëria.

Nesër komisionerët e BE do të tregojnë me hollësi si mendohet të ndahen këto fonde

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here