Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur pranë zonës së quajtur Aleksandria.
I riu është qëlluar me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit me të dashurën e tij 20-vjeçare dhe se ajo e ka goditur me thikë në këmbë.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.








































