Fiks si meshkujt shqiptarë/ Almeda Abazi tregon të metën më të madhe të bashkëshortit të saj, Tolga i kthehet publikisht

0
366

Almeda dhe Tolgahan janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun, por edhe ata ashtu si të gjithë çiftet e tjera kanë zënkat e tyre të vogla. Almeda dhe Tolga ishin të ftuar në një emision turk së fundmi në televizionin “Kanal D”, ku gjatë intervistës bukuroshja shqiptare u ankua.

Ajo tregoi se Tolgahani luan gjithë ditën playstation dhe kjo gjë e acaron.

“Tolgahan luan gjithë ditën playstation, e kuptova që nuk heq dorë dhe ndava katet”, tha Almeda. Ndërsa Tolga iu kthye: “Ka shumë vende në shtëpi ku mund të qëndrosh”.

Pas Almedës, u ankua edhe Tolga, i cili tregoi se ajo bën namin nëse ai bën rrëmujë. “Shtëpia jonë është shumë e pastër, por sikur të lë edhe gotën e çajit pranë divanit, Almeda bën namin”, tregoi aktori.

“Tolga është kaq rrëmujaxhi. E provon një bluzë dhe e lë aty”, tha Almeda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here