Kreu i shoqatës së transportit urban Rixhin Qosja i ftuar në emisionin “Ditë e Re”, ku folur se kur do rifillojë transporti urban dhe mast që di të merren.
Pjesë nga biseda:
Arjon Muçaj: Si do të selektohet qytetari për të marrë autobuzin?
Rixhin Qosja: Këto janë detaje për t’u përcaktuar, por ne duhet të jemi të gjithë të përgjegjshëm që ditët kur do hapet transporti nuk duhet ta përdorim urbanin për shëtitje por për shërbime enseciale që na duhen.
Arjola Shehu: Si do të jetë forma që ata do të vendosen në një mjet transporti?
Rixhin Qosja: Forma përcaktohet nga distanca rreth 1 metër nga njëri tek tjetri si në vendet ulur ashtu edhe në këmbë, do vendosen disa sinjalistika në dysheme.
Arjola Shehu: Do të ketë një faturino që do të marrë paratë?
Rixhin Qosja: Me faturinon në mjet është e pamundur që të mbajë distancën e sigurisë. Do që po dioskutohet, do dalin në një rezultat patjetër. Një shembull është që faturino qëndron tek shoferi në një vend fikse, dera e parë është e papërdorshme që stafi të mos ketë kontakt të afërt me pasagjerët.
Transporti publik në Tiranë ka pothuajse 0 korsi të dedikuar dhe mungesa e tyre sjell që autobuzët të vonohen dhe vonesat sjellin mbipopullim të këtyre mjeteve. Nuk do ketë njeri që t’i udhëzojë sepse kjo është përgjegjësia e secilit prej nesh.
Arjola Shehu: Mund të bëhet një kaos.
Rixhin Qosja: Nuk e besoj, në Prishtinë për shembull po funksionon shumë mirë.








































