Kreu i Kadastrës Artan Lame ka zhvilluar sot një takim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Sipas News24, mësohet se takimi në fjalë është diskutuar rreth Operacionit Forca e Ligjit. Aksioni i OFL ka si qëllim goditjen e aseteve të vëna nga veprimtaritë kriminale, ndërsa prej disa muajsh operacioni po vijon.
Kujtojmë se pasuritë e sekuestruara do të kthehen në qendra për veprimtari sociale.
Në përfundim të takimit, Lame nuk pranoi që të komentonte atë që u diskutua mes tij dhe Arben Krajës, i pyetur gazetarët Lame u shpreh se ‘është sekret’.