Google search engine
Home Politike ‘Mos u çorientoni!’/ Ambasada amerikane del me një tjetër deklaratë të fortë...

‘Mos u çorientoni!’/ Ambasada amerikane del me një tjetër deklaratë të fortë për Reformën në Drejtësi

0
306

Ambasada amerikane në një postim nërrjetet sociale është shprehur më e vndosur se kurrë për t’i shkuar deri në fund Reformës në Drejtësi.
Ambasada shkruan se nuk duhet ta humbasim përqëndrimin, pasi synimi është i qartë dhe populli shqiptar ka folur që Reforma në Drejtësi duhet të ecë përpara.

Deklarata

Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here