Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion vijon hetimet për tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes për ushqimet dhe të Shëndetësisë për materialet mjekësore.
SPAK u ka dërguar një kërkesë doganave ku kërkon: se çfarë materialesh janë zhdoganuar në periudhën e pandemisë? Nga kanë ardhur këto materiale? Me çfarë çmimi janë zhdoganuar? Çfarë sasie është zhdoganuar? “
SPAK kërkon përgjigje për këto pyetje brenda javës.
Ndërkohë SPAK po kryen verifikime edhe në institucione të tjera përfshirë deklarimet në Tatime nga subjektet fituese të tenderave si dhe kontrollet e bëra në treg nga institucionet e tjera si KLSH apo Autoriteti Konkurrencës.
Për tenderat e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes ka pasur akuza të shumta nga opozita.











































