Google search engine
Home Lifestyle Profesor Artan Fuga përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për...

Profesor Artan Fuga përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për nismën e re të kryeministrit Rama, për të dielat pa makina duke filluar nga tetori i këtij viti deri në mars të vitit 2021. Fuga bën jo pa ironi një propozim: Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet, t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të … vetë spastrohen! Postimi i Fugës Pasi dëgjova zotin Edi Rama që nisur nga përvoja e covidi19, do të nxjerri fermanin që pas shtatorit deri në pranverën e vitit 2020 pastaj deri në 2050, nuk do të lejojë këmbë makine të qarkullojë që shqiptarët t’i kushtohen familjeve, kalamajve, mjedisit (hahahahahaha!), propozoj si nismë nga poshtë: Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet, t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të … vetë spastrohen! Pra, atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmëshirshëm, lartësuar qoftë emri i tij, nuk na e ka kërkuar!

0
416

Moderatorja e njohur e sportit, Lei Kraja është shprehur se me futbollistët nuk ka pasur asnjëherë më shumë sesa shoqëri.

Por theksoi se ka pasur raste që e kanë ngacmuar, madje nuk ka munguar as flirtimi i saj me ta.

 “Unë vetëm me çuna rri. Vetëm me futbollistë për shkak të punës, gazetarët që punoj. Deri tani nuk kam pasur asgjë më shumë se shoqëri me një futbollist. Më kanë ngacmuar futbollistët shqiptarë dhe unë kam flirtuar, mos të gënjej është gjë normale. Futbollistët janë të bukur, të suksesshëm, të mirë por s’kam pasur gjë më shumë. Tipin e kam flirtues, meqë jam gaforre nuk e di çfarë dua. Në Shqipëri meqë merremi me fjalë nuk dua ta bëj publike një lidhje. Besoj shumë tek syri i keq,”- i shpreh ajo.

Moderatorja u shpreh se përveç djemve ka puthur edhe vajza, por kjo ka ndodhur padashje.

“Mund të jemi puthur padashje. Po bëjë një selfi me një shoqe, doja ta puthja në faqe dhe ajo gjithashtu, kur u kthyem u puthëm në buzë. E kemi dhe foto,”- shtoi Lei.

Ajo zbuloi edhe një detaj, duke treguar që del shumë shpesh në emision pa mbathje.

“E bëj shpeshherë ne emision, dal pa mbathje. Një fustan që është ngjitur, nuk i vesh dot mbathje,”– tha moderatorja seksi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here